Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në Pallatin e Sporteve “Bill Clinton”.
Nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Balkan Volleyball Association, në këtë kampionat marrin pjesë gjashtë kombëtare Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Mali i Zi dhe Moldavia.
Kombëtarja e Kosovës U17 hyn në këtë kampionat pas një periudhe përgatitore intensive, gjatë së cilës volejbollistet e reja zhvilluan grumbullime dhe stërvitje në Skenderaj, si dhe ndeshje kontrolluese, me synimin për t’u paraqitur sa më mirë para publikut vendas.
Ndeshjet e ditës së parë nisin në orën , kur përballen Turqia dhe Moldavia, ndërsa në orën do të luajnë Bullgaria dhe Shqipëria. Takimi që pritet me interesin më të madh është ai i orës , ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Malin e Zi. Gjatë pesë ditëve të kampionatit, Kosova do të zhvillojë gjithsej pesë ndeshje.
Pas sfidës së sotme me Malin e Zi, vajzat e Kosovës do të përballen me Turqinë më 22 korrik, Bullgarinë më 23 korrik, Shqipërinë më 24 korrik dhe Moldavinë më 25 korrik.
Federata e Volejbollit e Kosovës u ka uruar mirëseardhje të gjitha kombëtareve pjesëmarrëse, delegatëve, gjyqtarëve dhe mysafirëve, duke shprehur besimin se kampionati do të zhvillohet në frymë sportive, me ndeshje cilësore dhe respekt të parimeve të fair-play.
