Basha: Po zëvendësohen gabionet e dëmtuara në rrugën Mitrovicë–Bajgorë

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimas Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet për zëvendësimin e gabioneve të dëmtuara në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, në kuadër të ndërhyrjeve për rritjen e sigurisë në këtë aks rrugor.

Sipas Bashës, përveç zëvendësimit të gabioneve, në disa pjesë të segmentit do të vendosen edhe mbrojtëse anësore të reja, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. Ai bëri të ditur gjithashtu se Ministria është duke punuar në hartimin e projektit për rehabilitimin e pjesës së mbetur të kësaj rruge.

“Njëkohësisht, po punojmë në hartimin e projektit për rehabilitimin e pjesës së mbetur të rrugës, duke përfshirë edhe rivitalizimin e urave përgjatë këtij segmenti”, ka shkruar Basha. Sipas ministrit, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e standardeve të sigurisë në një nga segmentet e rëndësishme rrugore të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi