Ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë në disa zona të Vitisë

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidromorava” ka njoftuar për ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë nga Fabrika për Përpunimin e Ujit (FPU) në Letnicë, për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës në burimin e ujit.

Sipas njoftimit të KRU “Hidromorava”, reshjet e fundit kanë shkaktuar rritje të turbullirës, duke bërë që FPU në Letnicë të ndërpresë përkohësisht procesin e trajtimit të ujit. Si pasojë, është ndërprerë edhe furnizimi me ujë për të gjitha zonat që furnizohen nga kjo fabrikë.

“Ekipet tona teknike janë duke monitoruar vazhdimisht gjendjen dhe sapo turbullira të bie në nivelet e lejuara sipas standardeve, procesi i trajtimit dhe furnizimi me ujë do të rikthehen menjëherë”, thuhet në njoftim. KRU “Hidromorava” u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin deri në normalizimin e situatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi