Protesta qytetarë ka hyrë sot në ditën e 52-të. Ashtu sikurse ditët e mëparshme, qytetarët do të mblidhen në bulevardin para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Ajo që nisi në fillim, në ditët e fundit të muajit maj, kundër mungesës së transparencës në lidhje me projektin e Zvërnecit, është shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër Ramës, për keqqeverisjen dhe korrupsionin. Një ditë më parë, një protestë u zhvillua edhe para Kuvendit, ku protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të disa deputetëve.
Qytetarët shprehen se deputetët që ndodhen në parlament nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të Ramës, shfuqizimin e ligjit për investitorët strategjikë, e “Paketës së Maleve”, si dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe atë për trashëgiminë kulturore.
Po ashtu ata kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ndryshime kushtetuese.
