Sipas një studimi të Institutit të Ekonomisë Gjermane në Këln (IW) çmimet e qirave në Gjermani janë rritur ndjeshëm kohët e fundit. Qiratë e ofruara në tregishin në tremujorin e dytë të vitit 2026 katër për qind më të larta në nivel kombëtar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja më e fortë u regjistrua në qytetet e mëdha jashtë metropoleve kryesore, në të cilat qiratë u rritën me 4,9 për qind. Në shtatë qytetet më të mëdha të Gjermanisë, Berlin, Hamburg, Mynih, Këln, Frankfurt, Shtutgart dhe Dyseldorf, rritja ishte më e moderuar, me 2,9 për qind. Megjithatë sipas IW-së mes këtyre qyteteve ka dallime të konsiderueshme.
Në Këln qiratë e ofruara u rritën me 7,9 për qind, ndërsa në Hamburg me 5,5 për qind. Rritje dukshëm më të ulëta u shënuan në Shtutgart, me 0,9 për qind, dhe në Berlin, me vetëm një për qind. Më pak banesa me qira në treg Sipas ekspertëve oferta e banesave me qira është tkurrur ndjeshëm në shumë zona.
Numri i njoftimeve dhe ofertave për banesa me qira është thuajse 12 për qind më i ulët se në fillim të vitit 2022. Edhe në këtë aspekt dallohen qytetet e mëdha: në Hamburg oferta e banesave me qira është përgjysmuar, ndërsa në Frankfurt mbi Main numri i njoftimeve ishte 43 për qind më i ulët.
Ekonomisti i pasurive të paluajtshme në IW, Pekka Sagner, sheh një arsye kryesore për këtë situatë: shumë njerëz vazhdojnë të jetojnë në banesa që nuk u përshtaten më nevojave të tyre jetësore, pra ose janë shumë të mëdha ose shumë të vogla, pasi ata nuk duan të heqin dorë nga qiratë e tyre të favorshme.
Situata në tregun e blerjeve ndryshe Ndryshe paraqitet situata në tregun e blerjes së banesave dhe shtëpive. Sipas analizës çmimet janë rritur vetëm në mënyrë të moderuar. Si banesat në pronësi, ashtu edhe shtëpitë një- dhe dyfamiljare u shtrenjtuan me nga 0,8 për qind në nivel kombëtar krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar. Edhe këtu dallimet rajonale janë të mëdha.
Në Dortmund, çmimet u rritën me pesë për qind, ndërsa në Mynih ato ranë me 1,9 për qind. / DW
