Moti sot: Ngrohtë, me reshje dhe rrufe pasdite

0%

Të martën, mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, me temperatura që do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C në orët e mëngjesit. Ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 28°C deri në 32°C. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi 2–8 m/s.

Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, vende-vende priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Burimi: Bota Sot