Erërat e forta, reshjet e dendura të shiut dhe breshëri mund të shkaktojnë ndërprerje të përkohshme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të Kosovës, ka njoftuar KEDS. Sipas kompanisë, kushtet e vështira atmosferike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.
KEDS ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren në numër të shtuar dhe po e monitorojnë vazhdimisht situatën, duke qenë të gatshme për intervenime të menjëhershme në rast të defekteve. Qytetarëve u është bërë thirrje të tregojnë kujdes, pasi moti i paqëndrueshëm ka përfshirë disa komuna të Kosovës, duke shkaktuar edhe dëme materiale në disa zona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
