Hetuesi policor dëshmon në gjykimin e shtetasit turk, i akuzuar për

0%

Në Gjykatën e Prizrenit ka vazhduar të hënën, më , gjykimi ndaj të akuzuarve Enes Ay dhe Hajrullah Brnçani. Në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit është dëgjuar hetuesi Erkan Pllava, i cili para trupit gjykues deklaroi s, në kohën kur po zhvilloheshin kërkimet për të dyshuarit, i akuzuari Enes Ay ishte vetëdorëzuar.

Sipas tij, Ay kishte pranuar se ishte i përfshirë në rastin e përleshjes që kishte ndodhur në lagjen Kurillë. Enes Ay akuzohet për veprën penale – lëndim i rëndë trupor, ndërsa Hajrullah Brnçani për – mosdhënie të ndihmës, dhe për – moslajmërim të veprës penale apo kryerësve të saj.

Në seancën e së hënës u dëgjua në cilësinë e dëshmitarit hetuesi policor Erkan Pllava, i cili njëherësh është edhe përpilues i kallëzimit penal në këtë rast. Në cilësinë e dëshmitarit ishte ftuar edhe A.I., i cili nuk u ishte përgjigjur ftesave të Gjykatës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pllava deklaroi se ai dhe hetuesi Zenel Krasniqi kishin dalë në vendin e ngjarjes pasi ishin njoftuar nga qendra se një person kishte humbur jetën. “Duke mbledhur informata për identitetin e të dyshuarit, nga një shtëpi aty afër doli një person, i cili në gjuhën turke më tha: ‘Unë jam personi që kam qenë i përfshirë në përleshjen në lagjen Kurillë’.

Pas kësaj i treguam se jemi zyrtarë policorë dhe e shoqëruam në polici” – tha Pllava. Duke iu përgjigjur pyetjeve të përfaqësuesit të familjes së të ndjerit, avokatit Esat Gutaj, Pllava tha se ai nuk kishte qenë në kontakt me viktimën. “Unë nuk e kam parë viktimën, sepse ne kemi qenë në kërkim të të dyshuarit” – deklaroi ai.

Pllava gjithashtu tha se kallëzimi penal ishte përpiluar dy ditë pas ngjarjes, pasi Policia ishte njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë. Sipas dëshmitarit, gjatë hetimeve ishin siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë pranë një picerie në Prizren, përmes të cilave ishte identifikuar vendi ku ishte lënë i plagosuri.

Pllava deklaroi se gjatë hetimeve kishin dëgjuar nga banorët e lagjes se viktima dhe i akuzuari Enes Ay njiheshin dhe se disa ditë para ngjarjes kishin qenë së bashku, por tha se këto informacione nuk kishin arritur t’i faktonin.

Gjatë seancës, avokati i palës së dëmtuar ka parashtruar disa pyetje lidhur me lëndimet e viktimës dhe shkakun e vdekjes, por shumica e tyre u refuzuan nga trupi gjykues, me arsyetimin se dëshmitari nuk kishte qenë në kontakt me viktimën dhe nuk kishte marrë pjesë në ekzaminimin mjekoligjor.

Në fund të seancës, avokati i të akuzuarit Brnçani, Muhamet Mehmeti, kërkoi ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj klientit të tij, duke u thirrur në rrethana të reja të paraqitura në një seancë të mëhershme.

Ndërsa, sa i përket dëshmitarit A.I., kryetarja e trupit gjykues, Sadije Selmani, njoftoi se për të njëjtin do të lëshojë urdhër për sjellje me forcë, pasi nuk ishte paraqitur në seancë pavarësisht njoftimeve të përsëritura.

Ky rast po trajtohet në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën e Prizrenit në përbërje të trupit gjykues me Sadije Selmani – kryetare, dhe dy anëtarët, Teuta Krusha dhe Arjeta Gashi. Sipas Prokurorisë, më në ora , Enes Ay takohet me viktimën A.Th. në Prizren.

Viktima sipas aktakuzës ishte goditur me mjet të mprehtë në këmbë, pas një konflikti verbal që e kishin zhvilluar në makinën e Hajrullah Brnçaninit që kishte shkuar t’i marrë të dy palët para ndodhisë. Për shkak të plagëve, viktima fillimisht kishte pranuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Prizrenit, kurse më pas ishte dërguar në QKUK.

Sipas aktakuzës, pasi ia ka shkaktuar plagën në këmbë viktimës i akuzuari ka ikur nga vend i ngjarjes. Ndërsa i akuzuari tjetër, Hajrullah Brnçanin, i cili kishte qenë prezent në vendin e ngjarjes, sipas aktakuzës, pas ndodhisë nuk i ka dhënë ndihmë A.Th., i cili ishte goditur në këmbë, nuk e kishte dërguar tek ndonjë institucion i kujdesit shëndetësor por e kishte lënë tashmë viktimën të dalë nga vetura.

Për këtë veprim, Prokuroria e ka akuzuar Hajrullah Brnçanin për moslajmërim të veprave penale pasi kishte pasur njohuri për ndodhinë si dhe identitetin e tashmë të akuzuarit Enes Ay.

Burimi: Kallxo