Kombëtarja U-14 fiton miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut në Korçë

0%

Kombëtarja shqiptare U-14 regjistroi një fitore 2-0 ndaj Maqedonisë së Veriut U-14 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Golat e fitores për kuqezinjtë u realizuan nga Rei Muça dhe Brajan Hykollari.

Trajneri Francesco Vitobello e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Dijon Haxhosaj (GK), Gabriel Haka, Alessio Paloka, Ergi Syziu (C), Uvejs Kadriu, Gerald Qirjazi, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi, Rei Muça, Enis Repaj dhe Albin Sulejmani.

Shqipëria U-14 kaloi në avantazh në minutën e 37-të me Rei Muçën, i cili realizoi golin e parë të takimit dhe i dha epërsinë kuqezinjve në fundin e pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, skuadra shqiptare vijoi të shfaqte organizim dhe intensitet në lojë, ndërsa në minutën e 63-të Brajan Hykollari dyfishoi shifrat, duke vulosur fitoren 2-0 të Kombëtares U-14.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy ndeshjet miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut ishin një mundësi e mirë për stafin teknik që të vlerësonte nga afër futbollistët e rinj dhe të ndiqte progresin e tyre në nivel ndërkombëtar.

Burimi: Bota Sot