U bëftë Arbëria* Atdhe, Vite si të këtij fundshekulli, Mos pastë më për Ilirinë! Në ’97 u shkel ligji, u prish rregulli, As n’qiell, as n’tokë e lanë njerëzinë! Atdhe, Vitet pasuese Arbërisë i dhanë flakë, Fëmijët mos paçin më vite të tilla! Zot, jepi kësaj toke fuqinë e lashtë, Liria të mos mbyllet n’qeli me grila!
Atdhe, Jepu forcë albanëve shtatë e shtatëdhjetë, Ta mbyllin me nder këtë njëqindvjetor! Iliria me Arbërinë janë vullkan i nxehtë, Andaj më i fortë do t’bëhet trualli Arbëror!
Burimi:
Bota Sot
