Austri: Policia shpëton një nënë kosovare pas një urgjence të rëndë

0%

Një 26-vjeçare nga Kosova është shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe ekipeve emergjente në Linz të Austrisë. Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, rreth orës , kur bashkëshorti i saj 29-vjeçar e ka gjetur gruan pa ndjenja në shtrat dhe duke pasur vështirësi në frymëmarrje.

Pas alarmimit të familjarëve dhe thirrjes së ekipeve të emergjencës, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë nisur menjëherë reanimimin. Policët dhe paramedikët kanë kryer masazhe në zemër, ndërsa mjeku emergjent ka marrë përsipër trajtimin e mëtejshëm. Pas disa tentimeve me defibrilator, rrahjet e zemrës së gruas janë rikthyer.

E reja, nënë e dy fëmijëve të vegjël, është transportuar më pas për trajtim në Spitalin Universitar Kepler në Linz, e shoqëruar nga një mjek i urgjencës. Fëmijët e familjes, të moshës dy vjeç dhe katër muajsh, kanë qenë në apartament gjatë gjithë kohës së incidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com