Ndalohet për 48 orë shoferi i dyshuar për aksidentin fatal në Istog

0%

Është ndaluar për 48 orë shoferi i dyshuar se shkaktoi aksidentin e rëndë në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona dhe tre të tjerë mbetën të lënduar. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur më 20 korrik, rreth orës , ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po vazhdojnë trajtimin mjekësor në spital.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti po vazhdon të hetohet nga njësia për hetimin e aksidenteve të trafikut, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan deri te aksidenti tragjik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut – shkon në dy numri i viktimave Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com