Albert Imeri i cili është i mbijetuari i masakrës së Reçakut ka rrëfyer sot për ngjarjen tragjike se si ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. Ai ngjarjen se si ka ndodhur e ka treguar në emisionin GAZETA. Imeri ka treguar se ka qenë 16 vjeçar kur ka ndodh rrethimi i fshatit.
“Ushtria serbe në numër të madh e ka rrethuar fshatin, dhe kur janë hy brenda dy kanë qenë me maska e dy pas maska”, tha ia mes tjerash, duke shtuar se ka dëshmuar për rastin edhe në hetuesi. E pikërisht sot për këtë masakër është bllokuar procesi në mungesë të avokatëve, duke u shtyer seanca për 31 korrrik.
