Në rajonin e Prizrenit janë sekuestruar katër armë zjarri brenda një

0%

Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se gjatë javës së fundit ka sekuestruar katër armë zjarri në raste të ndara, me qëllim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e sigurisë publike. Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur në Prizren dhe Suharekë, ku janë konfiskuar tri pistoleta dhe një armë automatike e tipit AK-47.

Dy prej rasteve kanë ardhur pas raportimeve nga qytetarë anonimë për të shtëna me armë gjatë ahengjeve familjare. Policia ka theksuar se përdorimi i armëve në raste të tilla përbën rrezik dhe nuk do të tolerohet.

Në tri raste, personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar procedura penale për veprat “Mbajtje, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin në parandalimin e posedimit të kundërligjshëm të armëve dhe në garantimin e sigurisë për qytetarët./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi