Komentatori ngatërroi Pharrell Williams me ASAP Rocky në finalen e

0%

Një gabim i komentatorit gjatë finales së Kupës së Botës ka shkaktuar të qeshura te shikuesit, pasi ai ngatërroi këngëtarin e njohur Pharrell Williams me reperin ASAP Rocky. Në momentin kur kamerat televizive u fokusuan te Pharrell në tribunë, komentatori anglez tha se ishte ASAP Rocky. Megjithatë, ai e kuptoi menjëherë gabimin dhe u korrigjua duke kërkuar falje për ngatërresën.

Pharrell Williams “Besoj se ky është ASAP Rocky në publik, ose AKA Rocky, më falni”, u shpreh komentatori gjatë transmetimit. Finalja e Kupës së Botës në stadiumin MetLife u ndoq nga shumë figura të njohura të artit, sportit dhe politikës.

Në mesin e të pranishmëve ishin aktorët Matt Damon, Jon Hamm, Richard Gere, Javier Bardem, këngëtarja Christina Aguilera dhe legjenda e muzikës Mick Jagger. Përveç yjeve të Hollivudit dhe muzikës, në tribunat VIP ishin edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten Melania Trump si dhe mbretëresha spanjolle Letizia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Finalja jo vetëm që solli emocione në fushë, por edhe momente të shumta jashtë saj, që u bënë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale.

Burimi: Telegrafi