Franca dhe Senegali do të përballen mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë të Grupit I në Kupën e Botës 2026, në një duel që premton spektakël dhe emocione të mëdha. Francezët, të renditur të tretët në renditjen e FIFA-s, hyjnë në turne si një nga favoritët kryesorë për trofeun. Trajneri Deshamps i beson skemës 4-2-3-1, me Kylian Mbappe në majën e sulmit dhe mbështetjen e Ousmane Dembele, Michael Olise dhe Desire Doue. Në portë do të jetë Mike Maignan, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Jules Kounde, Dayot Upamecano, William Saliba dhe Theo Hernandez. Mesfusha do të udhëhiqet nga Aurelien Tchouameni dhe Adrien Rabiot. Nga ana tjetër, Senegali vjen me ambicien për të surprizuar një tjetër gjigant europian, ashtu siç bëri ndaj Francës në Botërorin 2002. Afrikanët rreshtohen gjithashtu me skemën 4-2-3-1, me Sadio Mane liderin kryesor të skuadrës. Përballja mes Mbappe dhe Mane pritet të jetë një nga momentet më interesante të ndeshjes, teksa të dy yjet synojnë të udhëheqin kombëtaret e tyre drejt një starti pozitiv në Botëror. Takimi do të nisë në orën dhe konsiderohet një nga sfidat më të forta të fazës së parë të grupeve në Kupën e Botës 2026.
