Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, një numër rajonesh janë prekur nga prishje në rrjetin elektrik sot më . KEDS ka bërë të ditur se ekipet gjenden në terren dhe po punojnë për të realizuar intervenimet e nevojshme.
“Për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, një numër rajonesh janë prekur nga prishje në rrjetin elektrik. Ekipet tona ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të realizuar intervenimet e nevojshme, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike”- thuhet në njoftim.
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka parashikuar pasditen e sotme reshje lokale shiu e shkarkime rrufesh në disa zona.
