Bajrami kërkon mbledhje urgjente të Qeverisë: Të ndahen mjete për

0%

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të breshrit në komunën e Istogut dhe në zona të tjera të vendit, duke kërkuar veprim urgjent nga institucionet.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami i bëri thirrje qeverisë në detyrë që të mbajë një mbledhje urgjente dhe të ndajë mjete buxhetore për kompensimin e dëmeve të pësuara nga fermerët. Ajo theksoi se mbështetja e bujqve është përgjegjësi e shtetit dhe jo çështje që duhet t’u lihet në dorë rrethanave. “Kjo është detyrë e shtetit.

LDK kërkon krijimin e një skeme të sigurimeve bujqësore, që fermerët të mos mbeten çdo vit në mëshirën e fatit. Sot nuk duhen arsyetime, duhen veprime konkrete. Fermerët nuk duhet të lihen vetë, sepse pa ta nuk ka as bujqësi, as siguri ushqimore”, ka shkruar Bajrami.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Reshjet e breshrit, të shoqëruara me mot të ligë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në disa komuna të Kosovës, veçanërisht në rajonin e Istogut./Telegrafi.

Burimi: Telegrafi