Shpërndaje në: Antonio Sauceda ka emocionuar me mesazhin për nipin e tij, Pedro Porro. Pas triumfit të Spanjës në Kupën e Botës, Sauceda tha se mezi pret ta përqafojë nipin e tij pas kthimit në shtëpi, duke shtuar se e dëshiron këtë “me gjithë shpirt, zemër dhe jetë”.
Sauceda e ndoqi finalen nga Don Benito në shoqërinë e familjes dhe u shpreh krenar për arritjen e mbrojtësit spanjoll, të cilin e ka mbështetur që nga fillimet e tij në futboll. “E dua me gjithë shpirt. Ashtu siç e kam shoqëruar që nga mosha katërvjeçare e deri kur e dërgova te Rayo Vallecano, do të vazhdoj ta bëj këtë edhe tani e tutje.
Nipi është nip dhe kjo është gjëja më e çmuar në të gjithë botën”, ka thënë Sauceda, shkruan të hënën “MundoDeportivo”. Porro ishte shumë i rëndësishëm për Spanjën. 26-vjeçari në Botëror shënoi dy gola.
