Spanja, “fajtore” për eliminimin e hershëm të Gjermanisë

0%

Shpërndaje në: Ish-futbollisti Mats Hummels, ka thënë se Spanja është “fajtore” për eliminimin e hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës 2026. Ai ka thënë se një nga gabimet e Gjermanisë ishte përpjekja për të imituar modelin e lojës së Spanjës dhe Barcelonës. “Nuk e di nëse është plotësisht e vërtetë.

Por përshtypja ime ishte se rreth vitit 2010 ekzistonte një bindje se duhej ta kopjonim ‘tiki-takan’ e Spanjës dhe Barcelonës, që ishte pikë referimi në atë kohë”, ka thënë Hummels për “Magenta TV”. Hummels me Gjermaninë e fitoi Kupën e Botës në vitin 2014. Gjermania u eliminua në 1/16 e finales në Botërorin e këtij viti. Gjermania humbi 4:3 në penallti nga Paraguai.

Burimi: Koha