Cili lojtar i Argjentinës e injoroi Donald Trumpin?

0%

Shpërndaje në: Ylli i Tottenhamit, Cristian Romero, nuk ia zgjati dorën presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve të Kupës së Botës. Argjentina pranoi medaljet e argjendta pas disfatës në finale nga Spanja.

“Pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ia vuri medaljen e argjendtë, Romero shmangi një shtrëngim duarsh me Trumpin”, shkruan “The Sun” të hënën. Trump ishte po ashtu i pranishëm edhe në ndarjen e medaljeve të arta për Spanjën dhe trofeun e Kupës së Botës më pas.

Burimi: Koha