​Kush shkoi e kush jo nga VIP-të për ta parë finalen e Kupës së Botës?

0%

Në finalen e Kupës së Botës, përveç yjeve në fushë nuk munguan as ata si spektator. Beyonce dhe Jay-Z, ndryshe ‘familja mbretërore amerikane’ ishin ndër të pranishmit në MetaLife Stadium në New York të dielën mbrëma. Si zakonisht, reperi i njohur për publikun mbante në kokë kapelen Yankees.

Nuk munguan në publik as Rihanna dhe A$AP Rocky, ku çifti i bukur dukej se po shijonte shoqërinë e njëri-tjetrit pas spekulimeve që pati muaj më parë për një krizë në lidhje. Aktori i nominuar për çmimin Oskar, njëkohësisht ambasadori i Adidas, Timothee Chalamet u pa duke u puthur me të dashurën, modelen Kylie Jenner. Kamerës nuk iu iku as tifozëria e familjes Beckham.

Ish ylli anglez David, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Victoria dhe tre fëmijët e tyre: Romeo, Cruz dhe Harper. Me ta ishin dhe të dashuarat e djemve, DJ dhe modelja e njohur Kim Turball dhe tekst shkruesja braziliane Jackie Apostel. U vërejt dukshëm mungesa e djalit të madh, Brooklyn, i cili siç dihet ende nuk ka rregulluar raportet me prindërit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Afër familjes Beckham për të shikuar ndeshjen ishte dhe miku i tyre, aktori i njohur Tom Cruise, i cili ishte pjesë e ceremonisë hapëse.

Aktorja Anya Taylor-Joy, prindërit e së cilës janë të dy argjentinas dhe që kaloi një pjesë të fëmijërisë së saj duke u rritur në Buenos Aires, Argjentinë, e ndoqi ndeshjen dhe kaloi momente të afërta e të përzemërta me bashkëshortin e saj, muzikantin dhe aktorin Malcolm McRae, i njohur nga seriali Daisy Jones & The Six.

Presidenti së bashku më zonjën e parë të SHBA-së bëri një paraqitje të rrallë në finalen e Kupës së Botës. Donald Trump u pa mbrapa xhamave anti-plumb duke shtrënguar duart me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez, në praninë e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, si edhe të Mbretit të Spanjës, Felipe VI, dhe Mbretëreshës Letizia.

Komediani dhe prezantuesi televiziv, Trevor Noah tha se mori një ftesë në minutën e fundit për të ndjekur ndeshjen në stadiumin MetLife dhe për ta transmetuar drejtpërdrejt, ndërsa në platformën e tij të instagramit publikoi vazhdimisht komente dhe reagime nga atmosfera e ndeshjes.

Për shikuesit kosovar, ajo që na e tërhoqi më së shumti vëmendjen nga sikleti i lojës, ishte momenti kur kamera kapi yllin tonë të pop muzikës Dua Lipën me bashkëshortin Callum Turner. Çifti i sapomartuar dukeshin më të lumtur se kurrë.

Burimi: Bota Sot