Këngëtari Labinot Tahiri ka njoftuar se do ta mbështesë financiarisht Roelin, djalin e vogël të artistit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili u nda papritur nga jeta në nëntor të vitit të kaluar. Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Tahiri bëri të ditur se nga çdo dasmë dhe mbrëmje muzikore ku do të performojë, do të ndajë nga 150 euro për nevojat dhe të ardhmen e Roelit.
Këngëtari tregoi se Shpatin e kishte jo vetëm koleg, por edhe mik, ndërsa theksoi se familjen e tij e kishte ndihmuar edhe më parë në mënyrë private. Tashmë, kontributi do të jetë i vazhdueshëm dhe i lidhur drejtpërdrejt me angazhimet e tij muzikore.
“Nga ky sezon e tutje, për aq kohë sa Zoti do të më japë mundësi të punoj, nga çdo mbrëmje muzikore dhe dasmë do të ndaj nga 150 euro për Roelin, për shëndetin dhe të ardhmen e tij” , shkroi Tahiri. Ai sqaroi se paratë do t’i dërgohen nënës së djalit, Selvies.
