Brikena Selmani kishte një të ftuar të veçantë në emisionin “Top Arena”: partnerin e saj, Mateo Borri. Gjatë intervistës, Mateo iu përgjigj disa pyetjeve rreth marrëdhënies së tyre, duke zbuluar edhe detaje nga bisedat e gjata telefonike që çifti zhvillon pothuajse çdo mbrëmje.
Në një moment, Brikena e pyeti se çfarë mund të flasin për shtatë orë pa ndërprerje, një detaj që kishte ngjallur kuriozitet edhe te publiku. Mateo shpjegoi se telefonatat e tyre nisin zakonisht me pyetje të zakonshme rreth ditës, por më pas një temë sjell tjetrën dhe biseda vazhdon deri në orët e para të mëngjesit.
“Një bisedë sjell tjetrën” “Të gjithë duan të dinë se çfarë flasim ne për shtatë orë në telefon. A do t’ua tregosh?” , e pyeti Brikena. “Bisedat tona zakonisht fillojnë me: ‘Si të kaloi dita? Çfarë bëre? Ku je?’. Pastaj kalojmë në tema të ndryshme dhe një bisedë sjell tjetrën”, u përgjigj Mateo.
Sipas tij, një telefonatë mund të nisë rreth orës dhe të vazhdojë deri në orën apo edhe të mëngjesit. Kur Mateo po zbulonte më shumë detaje, Brikena ndërhyri me humor duke i thënë: “Mos i trego të gjitha”. Flasin deri sa i zë gjumi Mateo tregoi se jo rrallë të dy i zë gjumi ndërsa telefonata vazhdon të jetë ende e hapur.
“Flasim derisa fillon të na zërë gjumi me telefonat ndezur dhe zgjohemi përsëri me telefonin hapur”, tha ai. “Pastaj Brikena më pyet: ‘Mateo, a je zgjuar?’, ndërsa unë jam në gjumë të thellë derisa ajo më zgjon”, shtoi ai duke qeshur. Rrëfimi i çiftit solli një moment të ngrohtë dhe spontan në studio, duke treguar afërsinë dhe komunikimin e vazhdueshëm mes tyre.
