I larguar prej dy ditësh nga banesa, 58-vjeçari gjendet i vdekur

0%

Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme brenda një guve. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drizë, në rrethin e Kuçovës. Familjarët e tij kishin denoncuar në polici, se ai ishte larguar dy ditë më parë dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më në banesë. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e tij, pasi prej disa muajsh kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Kërkimet e policisë u përqendruan në zonën rreth guvës në fshatin Drizë, ku edhe ishte parë të hynte nga disa banorë. Pas shumë kërkimeve, 58-vjeçari Gramoz Grymshi u gjet i vdekur në brendësi të guvës. Policia konfirmon se në trupin e viktimës nuk la pasur shenja dhune dhe dyshohet se ai la vdekur për shkak të mungesës së ajrit në brendësi të guvës.

Trupi i Grymshit është përcjellë për në Morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot