69 raste me fruth në Kosovë që nga prilli, gjashtë raste të reja

0%

Vetëm në javën e fundit janë raportuar 6 raste të reja me fruth, ndërsa që nga prilli i këtij viti janë evidentuar 69 raste në tërë Kosovën, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 21 raste, pasuar nga komuna e Ferizajt dhe Fushë-Kosova me nga 12 raste.

Në Kaçanik janë 7 raste, ndërsa në Vushtrri, Shtime, Drenas dhe Obiliq nga dy raste. Më nga një rast janë raportuar në Podujevë, Gjilan, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti. IKShPK u bëri thirrje qytetarëve që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje, kollitje, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet sa më shpejtë ne institucionet shëndetësore.

Institute gjithashtu ju bënë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinim sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Burimi: Kallxo