Shpërndaje në: Presidenti i Konfederatës Evropiane të Futbollit, Aleksandar Çeferin, e ka bojkotuar finalen e Botërorit mes Spanjës dhe Argjentinës. Sipas “The Times”, Çeferin ka qëndruar larg në shenjë proteste për shkak të mënyrës se si FIFA po e udhëheq futbollin botëror. Raportet mes FIFA-s dhe UEFA-s janë ftohur shumë së fundi.
UEFA reagoi kur FIFA, pas ndërhyrjes së Donald Trumpit, pezulloi dënimin për futbollistin amerikan, Folarin Balogun. Pakënaqësitë e UEFA-s me FIFA-n dhe presidentin e saj, Gianni Infantino, megjithatë janë më të mëdha. Dhe kjo bëri që Çeferin të mos udhëtojë drejt SHBA-së për finalen e Botërorit. Infantino pritet të fitojë tjetër mandat në krye të FIFA-s.
Me gjithë konfliktin me UEFA-n, ai ka përkrahje të madhe nga federatat nacionale të futbollit.
