Shpërndaje në: Drejtues të Federatës së Futbollit të Italisë janë takuar me Pep Guardiolan, me synim për ta bindur atë që ta marr drejtimin e përfaqësueses italiane. Kështu të paktën ka njoftuar Sky Italia të hënën. Paolo Maldini është drejtor i ri teknik i federatës italiane.
Legjenda italiane së bashku me Leonardon, që e ka këshilltar, kanë udhëtuar për në Barcelonë për të biseduar me trajnerin ikonik. Mbetet të shihet nëse Guardiola është i interesuar për postin e selektorit të Italisë, por federata po bënë përpjekje konkrete për ta bindur atë. Roberto Mancini dhe Andrea Pirlo vlerësohen kandidatët e tjerë.
Sipas “Sky Sports”, Maldini e Leonardo kanë folur me Guardiolan përgjatë tri ditëve, duke shpjeguar projektin për ekipin nacional italian. Edhe Botërori 2026 2 d. më parë Finalja Spanja – Argjentina në statistika Italia dështoi të kualifikohet në Botërorin që tashmë përfundoi. Kjo u vlerësua goditje e rëndë për futbollin italian. Gennaro Gattusso dha dorëheqje nga posti i përzgjedhësit.
Guardiola është larguar nga Manchester City, me të cilën skuadër shkroi histori.
