FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës

0%

Shpërndaje në: FIFA do të hetojë sjelljet e lojtarëve të Argjentinës pas finales së Botërorit, shkruan Sky Sports. Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja dhe më pas lojtarë argjentinës sulmuan lojtarët e Spanjës. Leandro Paredes u ndëshkua me të kuq pas ndeshjes, për sulm të realizuar ndaj Eric Garcias dhe Gavit. Kjo megjithatë nuk ishte e tëra.

Nahuel Molina tentoi të sulmonte Rodrin që po festonte suksesin. Ndërkohë njëri prej trajnerëve të Argjentinës, Roberto Ayala, tentoi të godiste Dani Olmon në fytyrë. I gjithë ekipi i Argjentinës ktheu shpinën derisa Spanja po e festonte titullin e kampionit.

Burimi: Koha