Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët. “Urime të përzemërta kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham.

Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona”, ka shkruar Kurti. Andy Burnham zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe Ai theksoi se bashkëpunimi do të përqendrohet në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“Pres të vazhdojmë bashkëpunimin në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, thuhet në mesazhin e Kurtit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Many congratulations to the United Kingdom’s new Prime Minister, @andyburnham . I look forward to continuing our governments’ close cooperation on a wide range of shared values and priorities, including promoting trade and investment, defending democracy against the malign… — Albin Kurti (@albinkurti) July 20, 2026

Burimi: Telegrafi