Vuçiq “kopjon” Putinin, lë të hapur mundësinë për t’u bërë sërish

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet në postin e kryeministrit, por ka theksuar se këtë do ta bëjë vetëm nëse e fiton mandatin në zgjedhje.

Duke folur para gazetarëve pas një vizite në një kantier ndërtimi pranë Svilajnacit, të hënën, ai njoftoi se zgjedhjet parlamentare do të shpallen “shumë shpejt” dhe se vendimi i qytetarëve do të respektohet.

I pyetur mbi spekulimet se mund të marrë postin e kryeministrit pa shkuar në zgjedhje, ai tha se një mundësi e tillë ekziston sipas Kushtetutës, nëse ai jep dorëheqje nga posti i presidentit, qeveria bie dhe Kuvendi e zgjedh atë kryeministër me shumicën parlamentare. “Ky opsion ekziston dhe është i ligjshëm, por nuk është opsion për mua.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nuk dua t’i jap vetes një funksion për të cilin nuk kam kërkuar votën e popullit. Vetëm pasi ta marr mbështetjen e qytetarëve mund të bëhem kryeministër”, deklaroi Vuçiq, transmeton N1, përcjellë KosovaPress.

Ai tha se skenari më i mundshëm është që qeveria të japë dorëheqje ose të njoftojë se nuk e ka më shumicën parlamentare, çka do ta detyronte presidentin të shpallte zgjedhjet për Kuvendin. Sipas Vuçiqit, pasi të ndodh kjo, ai do të qëndrojë edhe për një periudhë të shkurtër në detyrën e presidentit për të përfunduar, siç tha, çështje shtetërore, pa marrë pjesë në fushatë.

Më pas, deklaroi ai, do të japë dorëheqje nga posti i presidentit për t’iu bashkuar listës zgjedhore “Serbia e Bashkuar” dhe për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve për mandatin e kryeministrit. Vuçiq ka qenë edhe më herët kryeministër i Serbisë, në vitet 2014-2017.

“Rrotullimi” i tij herë në këtë pozitë, e herë në atë të presidentit, është parë nga kundërshtarë të tij politik, por edhe analistë në Serbi e jashtë saj, si një praktikë politike e njëjtë me atë që ka ndjekur “idhulli” politik i tij, rusi Vladimir Putin, i cili ka ushtruar këto dy funksione në Moskë. Në më shumë se 20 vjetët e fundit.

Presidenti nga Beogradi shtoi, të hënën, se zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale do të mbahen veçmas, ndërsa sipas tij, fillimisht pritet të zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Megjithatë, mediat serbe, duke përfshirë N1, kujtojnë se presidenti edhe më herët ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, por ato nuk janë mbajtur.

Ai kishte folur më parë për zgjedhje parlamentare gjatë verës, si dhe për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare njëkohësisht në dhjetor të vitit 2026.

Burimi: Bota Sot