Instituti Hidrometeorologjik parashikon se në disa rajone mund të

0%

Pas një dite që Kosova u përball nga stuhia e shiut dhe breshrit, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se gjatë orëve të mesditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Instituti parashikon po ashtu se në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e rrebesheve më intensive, erërave të përkohshme të fuqishme dhe paraqitjes së breshrit. “Reshjet do të kenë karakter lokal dhe nuk do të përfshijnë tërë territorin e vendit.

Për këtë arsye, në disa rajone mund të ketë stuhi afatshkurtra, ndërsa në rajone të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.” – thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas parashikimit, temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 31 gradë Celsius dhe 33 gradë Celsius, ndërsa erërat do të fryjnë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit me intensitet të lehtë deri mesatar, duke u fuqizuar përkohësisht në zonat ku zhvillohen proceset stuhore.

Instituti ka rekomanduar qytetarët që të ndjekin njoftimet dhe përditësimet zyrtare të motit, si dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave të forta ose reshjeve intensive.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, pritet që sot, më , do t’i vizitojë fermerët e prekur nga breshri në komunën e Istogut dhe, sipas nevojës, edhe në komuna të tjera të prekura. Mot i ligë me rrebeshe shiu dhe breshri përfshiu të hënën, më , Komunën e Istogut, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Kryetari i kësaj Komune, Ilir Ferati, ka thënë për KALLXO.com se dëmet janë “katastrofale”. Ai tha se në shumicën e fshatrave të kësaj komune janë dëmtuar kulturat bujqësore.

Burimi: Kallxo