Kush nga familja Lipa rikthehet në Sunny Hill?

0%

Si duket në familjen Lipa talenti nuk mbetet vetëm tek ylli i pop muzikës Dua Lipa, por i shkon dhe vëllait të saj Gjinit. Është bërë tashmë e ditur se 20 vjeçari do të performojë në skenën e Sunny Hill-it përkrah arstistëve të mëdhenjë ndërkombëtarë dhe vendor.

Nga producimi i këngëve si “Scary” për dyshen A1 x J1, e në performimin në festivale të mëdha, DJ-i kosovar po merr mjaft famë vitet e fundit. Gjini ka pasur një agjendë të ngjeshur këtë vit, ku ai ishte DJ në after party-in e BRIT AWARDS 2026 së bashku me motrat e tij Duan dhe Rinën, si dhe në festivalin dy ditor Hangar Festival në Bruksel.

Kurse për publikun e Sunny Hill, ai mbahet mend për kombinimin e bukur që e ka pasur me Ledri Vulën, dhe pritet të sjell po të njëjtën energji këtë vit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot