Andy Burnham bëhet kryeministër i Britanisë së Madhe

0%

Shpërndaje në: Andy Burnham është zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar. Ai është pasardhës i Keir Starmerit. Burnham është ftuar nga Mbreti Charles për të formuar qeverinë, gjatë një takimi privat në Pallatin Buckingham të hënën në mesditë. Pallati ka publikuar një fotografi të dy burrave duke shtrënguar duart.

Ceremonia, e njohur si “puthja e duarve”, shënon kalimin e pushtetit nga ish-lideri Starmer te Burnham. Javën e kaluar, Burnham ka zëvendësuar Starmerin si lider i Partisë Laburiste, forcës qeverisëse të qendrës së majtë. Burnham është kryeministri i shtatë i Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 2016, në një proces kalimi pushteti tashmë të përsëritur shpesh.

Burimi: Koha