Pamja e pazakontë e një rakuni mahnit internetin, rezulton të ketë

0%

Një rakun me pamje të pazakontë në qytetin amerikan Seattle ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve në internet. Banorët e kanë quajtur atë “Jimothy”, ndërsa videot e tij duke lëvizur bërë virale në rrjetet sociale.

Pamja e pazakontë e kafshës ka bërë që shumë njerëz fillimisht ta konsideronin si një krijesë misterioze, por ekspertët dyshojnë se rakuni mund të vuajë nga një gjendje shumë e rrallë e quajtur sindroma e shtyllës kurrizore të shkurtër (Short Spine Syndrome), e cila shkakton shkurtimin e theksuar të shtyllës kurrizore.

Pavarësisht pamjes së tij të veçantë, ai duket se është në gjendje të lëvizë dhe të ushqehet vetë. Banorët e Seattle janë mahnitur nga qëndrueshmëria e kafshës dhe shumë prej tyre kanë kërkuar që ai të lihet i qetë në habitatin e tij natyror. Disa përdorues të rrjeteve sociale e kanë quajtur edhe “maskota e re” e qytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ende një diagnozë zyrtare për Jimothyn, por pamja e tij përputhet me një çrregullim të rrallë gjenetik.

Burimi: Telegrafi