Një aksident i rëndë ka tronditur fshatin Satteins në Austri, ku një 41-vjeçar dhe vajza e tij 6-vjeçare kanë humbur jetën pasi traktori me të cilin po udhëtonin u përmbys disa herë. Sipas mediave austriake, babai po udhëtonte me dy vajzat e tij në një zonë me pjerrësi, kur traktori, së bashku me rimorkion e rëndë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, Marceli dhe vajza e tij Klara humbën jetën, ndërsa vajza tjetër 4-vjeçare, Anna, mbeti e lënduar rëndë. Ajo u dërgua për trajtim në spital dhe më pas u lirua. Aksidenti ndodhi në një zonë të izoluar dhe për disa orë nuk u vërejt nga askush. Nëna e fëmijëve, e shqetësuar pasi familjarët nuk po ktheheshin, doli për t’i kërkuar dhe i gjeti të aksidentuarit.
Ajo njoftoi menjëherë shërbimet emergjente. Pas tragjedisë është hapur një fushatë për mbështetjen e familjes, nga e cila deri tani janë mbledhur mbi 550 mijë euro. Banorët e zonës dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit kanë shprehur dhimbje të madhe për ngjarjen, duke e cilësuar ndërhyrjen si një nga rastet më të rënda emocionalisht për ta. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
