Dua Lipa, Beyonce, e Rihanna ndër të famshmit që ishin në finalen e

0%

Përgatiti:

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Yje të shumtë të sportit dhe muzikës kanë marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës 2026. Ndër të pranishmit ishte edhe çifti i njohur, shqiptarja me famë botërore, Dua Lipa, me bashkëshortin e saj, aktorin Callum Turner, ka shkruar The Independent. LINDOS!

Dua Lipa e Callum Turner no Metlife Stadium assistindo a final da Copa do Mundo. ⚽️ pic.twitter.com/umAC3SgoQN — Dua Lipa Brasil (@dualipabrasil) July 19, 2026 Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës, e zhvilluar në stadiumin MetLife në New Jersey, mblodhi jo vetëm tifozë të futbollit, por edhe dhjetëra emra të njohur nga bota e sportit, muzikës, filmit dhe modës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, FIFA organizoi një spektakël muzikor gjatë pushimit në mes të dy pjesëve të ndeshjes. Video e performancës së Shakiras: Në skenë performuan yje të njohur si Shakira, Madonna, Justin Bieber, BTS, Coldplay, Burna Boy dhe shumë artistë të tjerë.

Shakira interpretoi himnin zyrtar të turneut “Dai Dai” dhe në fund të finales ia dorëzoi Ferran Torres çmimin “Lojtari i Ndeshjes”.

Edhe Showbiz 6 muaj më parë Beyoncé, Labubu dhe xhinset e Sydney Sweeney: 15 momentet virale që shënuan vitin 2025 Video e performancës së Madonnas: Jay-Z dhe Beyonce Aktori Matt Damon dhe bashkëshortja e tij Ceremonia përmbyllëse solli gjithashtu performanca nga Jennifer Hudson, Post Malone, Laura Pausini, Nicole Scherzinger dhe Robbie Williams.

Në tribunat e stadiumit u panë shumë figura të famshme, mes tyre, ish-futbollisti, David Beckham me bashkëshorten, disenjatoren, Victoria Beckham dhe djemtë e tyre, reperi Jay-Z dhe këngëtarja Beyoncé, yje si Kylie Jenner dhe aktori Timothée Chalamet, Rihanna dhe A$AP Rocky, Tom Cruise, Tom Brady, Mick Jagger, Javier Bardem, Matt Damon me bashkëshorten Luciana, Jessica Alba dhe Danny Ramirez, Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick, Drake, Travis Scott, Pharrell Williams, Future, Ed Sheeran, Trevor Noah dhe Will Ferrell, ka shkruar People.

Pharell Williams Victoria dhe David Beckham, bashkë me aktorin Tom Cruise Në finale ishin të pranishëm edhe emra të mëdhenj të sportit si Serena Williams, Carlos Alcaraz, Dwyane Wade, Odell Beckham Jr. dhe Novak Djokovic.

Edhe Showbiz 20 o. më parë Vdiq aktori Terence Donovan, ylli i “Neighbours” dhe “Home and Away” Në mesin e të ftuarve ishin edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump, të cilët ndoqën ndeshjen së bashku me presidentin e FIFA-s Gianni Infantino, Mbretin e Spanjës Felipe VI, Mbretëreshën Letizia dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Me praninë e kaq shumë figurave të njohura dhe me spektaklin e parë muzikor në historinë e finales së Kupës së Botës, ngjarja u shndërrua jo vetëm në një festë të futbollit, por edhe në një nga ngjarjet më të mëdha të sportit dhe argëtimit në nivel botëror, ka shkruar prestigjiozja Forbes.

Burimi: Koha