Sunny Hill Festival, më shumë se muzikë – çfarë thonë nga Komuna e

0%

Kur skena e Sunny Hill Festival ndizet në Prishtinë, ndikimi i tij nuk kufizohet vetëm te tingujt e muzikës dhe atmosfera e koncertit.

Përtej mijëra pjesëmarrësve që do të jenë me 31 korrik e 1 dhe 2 gusht në Kryeqytet, festivalet e përmasave ndërkombëtare krijojnë një zinxhir ekonomik, turistik dhe kulturor që shtrihet në hotele, gastronomi, transport, industri kreative dhe në mënyrën se si Kosova prezantohet jashtë vendit.

Komuna e Prishtinës e vlerëson Sunny Hill Festival si një prej ngjarjeve më të rëndësishme ndërkombëtare që organizohen në kryeqytet, duke e parë si një mundësi për promovimin e qytetit si destinacion turistik dhe si një aset me ndikim në zhvillimin ekonomik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga ana tjetër, përfaqësues të sektorit të turizmit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe ekspertë të kulturës, vlerësojnë se festivali ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit për Kosovën dhe në krijimin e një imazhi të ri të vendit si një hapësirë kreative, dinamike dhe e hapur për vizitorët ndërkombëtarë.

Sunny Hill Festival – kur muzika bëhet diplomaci kulturore dhe urë mes Kosovës e diasporës Komuna e Prishtinës e konsideron Sunny Hill Festival një ngjarje me ndikim të drejtpërdrejtë në turizëm, ekonomi dhe promovimin ndërkombëtar të kryeqytetit.

Nga Komuna e Prishtinës ka thënë për Telegrafin se festivali është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që zhvillohen në kryeqytet dhe një mundësi për ta prezantuar Prishtinën para një audience globale.

“Drejtoria e Turizmit e vlerëson Sunny Hill Festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që organizohen në Prishtinë dhe si një aset të rëndësishëm për promovimin e kryeqytetit si destinacion turistik”, kanë deklaruar nga Komuna.

Sipas tyre, përmes pjesëmarrjes së artistëve me renome botërore, vizitorëve nga vende të ndryshme dhe mbulimit të gjerë mediatik ndërkombëtar, festivali kontribuon në rritjen e vizibilitetit të Prishtinës.

“Përmes pjesëmarrjes së artistëve me renome botërore, vizitorëve nga vende të ndryshme dhe mbulimit të gjerë mediatik ndërkombëtar, festivali kontribuon në rritjen e vizibilitetit të Prishtinës dhe në promovimin e saj si një qytet modern, dinamik dhe me një skenë të zhvilluar kulturore”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore Komuna thekson se ndikimi i festivalit reflektohet edhe në sektorët ekonomikë që lidhen me turizmin.

“Përveç dimensionit promovues, ngjarje të tilla krijojnë edhe efekte pozitive ekonomike, duke gjeneruar kërkesë të shtuar për shërbimet e akomodimit, gastronomisë, transportit, tregtisë dhe sektorëve të tjerë të lidhur me turizmin”, thonë më tej nga Komuna.

Megjithatë, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se aktualisht nuk posedon një statistikë të veçantë që përcakton numrin e vizitorëve që vijnë në kryeqytet vetëm për shkak të festivalit. “Sipas të dhënave të organizatorëve për edicionin e vitit 2026, rreth 65% e pjesëmarrësve pritet të jenë vizitorë ndërkombëtarë, ndërsa 35% nga Kosova.

Ky raport tregon potencialin e festivalit për të tërhequr vizitorë nga tregjet ndërkombëtare dhe për të kontribuar në promovimin e Prishtinës si destinacion turistik”, kanë deklaruar nga Drejtoria e Turizmit.

Sa i përket përfitimeve ekonomike për bizneset lokale, Komuna ka sqaruar se nuk ka realizuar një studim të veçantë për matjen e ndikimit financiar të festivalit, por ka theksuar se sektorët kryesorë që përfitojnë janë akomodimi, gastronomia, transporti, tregtia dhe industritë kreative.

“Komuna e Prishtinës nuk ka realizuar deri më tani një studim të posaçëm dhe të pavarur për të matur ndikimin ekonomik të Sunny Hill Festival në bizneset lokale.

Megjithatë, bazuar në natyrën e festivalit dhe përvojën e viteve të kaluara, është e qartë se rritja e numrit të vizitorëve reflektohet pozitivisht në sektorët që lidhen drejtpërdrejt me turizmin”, bënë të ditur për Telegrafin nga Komuna. Çfarë e bën Sunny Hill Festival një nga festivalet më të veçanta në rajon?

Unioni i Turizmit të Kosovës vlerëson se Sunny Hill Festival ka ndikim të drejtpërdrejtë në sektorin e shërbimeve dhe promovimin e Kosovës. Kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti, ka thënë për Telegrafin se festivali ka krijuar ndikim të madh ekonomik, veçanërisht në sektorët e akomodimit dhe gastronomisë. “Ky festival ka një ndikim të jashtëzakonshëm.

Në ekonominë e bizneseve të industrisë së shërbimeve, në këtë rast tek hotelet, kryesisht tek Airbnb-të, tek restorantet edhe tek shërbimet e tjera, të cilat krijohen për vizitorë, ne e dimë që këtë vit do të ketë një numër rekord të vizitorëve”, tha Hoti. Foto: Ridvan Slivova Sipas tij, kërkesa për akomodim gjatë periudhës së festivalit është rritur ndjeshëm.

“Andaj, qysh tash të gjitha vendet akomoduese, kryesisht në kryeqytet, janë të rezervuara dhe ndikimi është i jashtëzakonshëm. E kemi përmendë edhe viteve të kaluara që ky festival ka një ndikim të jashtëzakonshëm sa i përket ndikimit ekonomik dhe njëkohësisht është një mundësi shumë e mirë që krijon një imazh të mirë për vetë kryeqytetin, fareve për Kosovën”, u shpreh ai.

Hoti ka kërkuar që festivali të shfrytëzohet edhe si mundësi për promovimin e kulturës dhe traditës së Kosovës. “Normalisht që ne ju kemi bërë apel edhe vitin e kaluar të gjithë organizatorëve të Sunny Hill-it, që këtë festival ta shfrytëzojnë për mundësinë edhe në aspektin e promovimit të Kosovës.

Ne kemi parë një numër shumë të madh të vizitorëve ndërkombëtarë nga shtete prej më të ndryshmeve të cilët po vijnë dhe po e promovojnë Kosovën në kuadër të Sunny Hill-it”, potencoi më tej Hoti. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e sheh festivalin si një mundësi për promovimin e Kosovës përmes kulturës dhe kontakteve ndërkombëtare.

Nga MPJD kanë thënë për Telegrafin se Sunny Hill ka ndihmuar në rritjen e dukshmërisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Festivali ‘Sunny Hill’ ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e dukshmërisë së Kosovës si vend me energji të re kulturore, kreativitet artistik dhe potencial të madh rinor”, kanë deklaruar nga ministria.

Sipas tyre, festivali krijon mundësi që vizitorët e huaj ta njohin Kosovën përmes një përvoje të drejtpërdrejtë. Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare “Prania e artistëve vendorë dhe ndërkombëtarë, së bashku me mijëra vizitorë nga vende të ndryshme, krijon një mundësi që publiku i huaj ta njohë Kosovën përmes një përvoje të drejtpërdrejtë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ministria e konsideron festivalin një formë të diplomacisë së butë. “Po, festivali mund të shihet si një formë e diplomacisë së butë, në kuptimin që krijon ura komunikimi mes njerëzve, kulturave dhe komuniteteve të ndryshme përmes muzikës, artit dhe shkëmbimit kulturor”, kanë deklaruar nga MPJD.

Analistja e politikave kulturore vlerëson se Sunny Hill ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit ndërkombëtar për Kosovën. Analistja e politikave kulturore, Besa Luzha, ka thënë për Telegrafin se festivali ka luajtur rol të rëndësishëm në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të vendit. “Sunny Hill Festival ka luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen e dukshmërisë ndërkombëtare të Kosovës.

Përmes pjesëmarrjes së artistëve me reputacion botëror dhe interesimit të mediave ndërkombëtare, festivali e ka pozicionuar Kosovën si një destinacion të aftë për të organizuar ngjarje kulturore të përmasave të mëdha”, tha Luzha.

Sipas saj, festivali ka ndihmuar në ndryshimin e mënyrës se si Kosova perceptohet jashtë vendit. telegrafi.com “Festivali ka ndihmuar në ndryshimin e perceptimit të Kosovës nga një vend që shpesh është identifikuar në diskursin ndërkombëtar me historinë e konfliktit, drejt një vendi që organizon aktivitete kulturore bashkëkohore dhe është pjesë aktive e skenës evropiane të festivaleve”, vlerësoi Luzha.

Ajo ka theksuar se për një ndikim më afatgjatë, këto iniciativa duhet të shoqërohen edhe me politika të tjera kulturore. “Megjithatë, ndikimi afatgjatë varet nga vazhdimësia e organizimit, cilësia artistike dhe mënyra se si ky imazh mbështetet edhe nga politika të tjera kulturore dhe turistike”, tha Luzha.

Duke e krahasuar me festivalet e tjera ndërkombëtare, Luzha ka theksuar se format e ndryshme të kulturës kanë ndikime plotësuese në diplomacinë kulturore. “Sunny Hill e bën këtë kryesisht përmes kulturës popullore dhe industrisë globale të muzikës, ndërsa festivalet e muzikës klasike ndërtojnë marrëdhënie më afatgjata me institucione artistike, ambasada dhe rrjete profesionale.

Të dyja format janë plotësuese dhe së bashku pasurojnë profilin kulturor ndërkombëtar të Kosovës”, tha ndër të tjera Luzha për Telegrafin. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi