Andy Burnham bëhet sot kryeministër i Britanisë së Madhe

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Andy Burnham do të bëhet sot kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, duke zëvendësuar Keir Starmerin. Starmer do të mbajë fjalimin e tij të fundit si kryeministër para mesditës, përpara se ai dhe Burnham të vizitojnë Mbretin Charles në Pallatin Buckingham. Më pas, kryeministri i ri do të mbajë fjalimin e tij në Doëning Street.

Ai pritet të premtojë “më shumë hapësirë për frymëmarrje” për Britaninë, duke bërë thirrje për një politikë më “të qëndrueshme dhe të përgjegjshme”. Udhëheqësja e konservatorëve, Kemi Badenoch, i ka uruar kryeministrit të ri “çdo sukses”, por ka pralajmëruar se ai po e nis detyrën e re pa një “plan të qartë”.

Burnham ka marrë drejtimin e Partisë Laburiste të premten, teksa vetëm pak javë më parë kishte arritur të hynte edhe në Parlamentin britanik. Burnham do të jetë kryeministri i katërt gjatë mbretërimit të Mbretit Charles III, i cili nisi në vitin 2022. Andy Burnham pason Keir Starmerin, Rishi Sunakun dhe Liz Trussin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Botë 1 j. më parë Burnham gati të bëhet kryeministri i Britanisë, merr mbështetjen e shumicës së laburistëve Kjo do të thotë se, edhe një herë, Mbreti do të kryejë rolin e tij si kreu i shtetit: do t’i japë lamtumirën kryeministrit në largim gjatë një takimi të fundit privat dhe më pas do të presë pasardhësin e tij.

E gjithë kjo zhvillohet në Pallatin Buckingham, ku kryeministri i ri sillet për t’u takuar me Mbretin dhe ku Burnham-it do t’i kërkohet të formojë qeverinë. Dikur ky ritual njihej si “puthja e dorës” (kissing hands), pasi kreu i ri i qeverisë puthte dorën e monarkut, por sot gjithçka përmbyllet me një shtrëngim duarsh dhe një fotografi për historinë.

Burimi: Koha