KUR MBETESH VETËM

0%

Poezi nga: Ángel Crespo Përktheu: Maksim Rakipaj Kur mbetesh vetëm, s’je tjetër veçse pasqyra e asaj çka ishe: një mëngjes i soditur nga ballkoni gjysmë i hapur, disa hapa harmonikë, por që nuk i ndjek kush, për të mos humbur aq gëzim sa ke; disa fjalë të rralla që të kanë rënduar më fort se koha; një shikim që si drita u mbyt ndër rrëmbat e tua; një udhëtim që s’do ta kishe përfunduar kurrë; shpirt i munguar i asaj çka të përkiste duke mbetur kaq i vetmuar.

Burimi: Telegrafi