VLEN: Shëndeti dhe siguria e qytetarëve të Gostivarit janë prioritet

0%

Nga VLEN thonë se po e ndjekin me shqetësim gjendjen në Gostivar, pas rritjes së numrit të qytetarëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shpalljes së epidemisë. “Në këto momente, më e rëndësishmja është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, sigurimi i ujit të pijshëm dhe informimi i saktë dhe me kohë për çdo zhvillim”. “Ne nuk kemi qëndruar duarkryq.

Përmes institucioneve shtetërore, qytetarëve të Gostivarit po u sigurohen çdo ditë 50 mijë litra ujë të pijshëm falas, i cili do të shpërndahet në disa pika të qytetit për aq kohë sa do të jenë në fuqi masat dhe rekomandimet”. “Presim që rezultatet e analizave laboratorike të publikohen sa më shpejt, ndërsa institucionet të vazhdojnë hetimin deri në përcaktimin e plotë të shkaqeve.

VLEN do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën dhe të angazhohet që qytetarëve t’u ofrohet çdo ndihmë e nevojshme deri në normalizimin e plotë të gjendjes”, thonë nga VLEN.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi