Tradita emocionale e Pedrit dhe babait të tij pas fitimit të trofeve

0%

Shpërndaje në: Sa herë që Pedri fiton trofe, ai gjuan një penallti derisa në portë qëndron babai i tij. Babai i yllit të Spanjës, Fernando, ishte portier në skuadrën lokale, por hoqi dorë nga futbolli pasi i vdiq babai. Për ta nderuar babain, Pedri gjithnjë gjuan një penallti, sa herë që fiton trofe. Në portë, natytrisht, qëndron babai i lojtarit.

Këtë e ka bërë edhe pas finales së Kupës së Botës. Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, të dielën mbrëma. 23-vjeçari Pedri luajti prej minutës së 62-të për Spanjën dhe shkëlqeu. Në fund festoi edhe me familje.

Burimi: Koha