Banorët e Hoçës së Qytetit të Prizrenit nuk presin komunën, pastrojnë

0%

Banorët e fshatit Hoçë e Qytetit në komunën e Prizrenit kanë organizuar një aksion vullnetar për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike të fshatit . Sipas banorëve, këto aksione janë tashmë një traditë pasi ata vazhdimisht angazhohen së bashku për ta mbajtur fshatin të pastër, pa pritur ndërhyrjen e institucioneve komunale.

Përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, qytetarët kanë bërë të ditur se aksioni u realizua falë përkushtimit të vullnetarëve të fshatit, të cilët kontribuojnë me kohën dhe punën e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të mirë për të gjithë.

“Kur ka vullnet, ka edhe ndryshim”, thuhet në mesazhin e banorëve, të cilët theksojnë se kujdesi për fshatin është përgjegjësi e përbashkët. Me moton “Bashkë e bëjmë Hoçën më të bukur”, banorët u kanë bërë thirrje edhe të tjerëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke vazhduar traditën e aksioneve vullnetare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi