Tre kosovarë të vdekur në aksidentin në Shkup, afër kufirit me Kosovën

0%

Shpërndaje në: Tre qytetarë të Vushtrrisë të cilët ishin raportuar të zhdukur, janë gjetur të vdekur në një veturë të përmbysur në Maqedoni të Veriut, në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas njoftimit nga mediat maqedonase ngjarja u raportua nga një qytetar rreth orës , pasi kishte vërejtur veturën e përmbysur pranë rrethrrotullimit të parë, në kyçjen për autostradën e re që është në ndërtim, përkatësisht në pjesën ku ndërpritet segmenti i autostradës.

Bëhet e ditur se dy prej tyre kishin mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe më pas ishin nisur në drejtim të Kosovës. Pas raportimit të rastit, në vendngjarje dolën ekipet policore. Në orën , një mjek nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore konstatoi vdekjen e të tre personave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e ngjarjes intervenuan edhe ekipet e Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çairit, si dhe inspektorë nga Sektori për Kërkime pranë të njëjtit stacion.

Burimi: Koha