Raportimi i Sinjalit për rastin në Liqenin e Batllavës, FSK njofton

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të Arabisë Saudite, i cili ishte raportuar i zhdukur gjatë kohës sa po notonte në Liqenin e Batllavës. Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, personi është identifikuar si Abdullah Aljohani, rreth 55 vjeç.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ishte raportuar më 19 korrik, rreth orës , nga djali i tij 17-vjeçar, i cili kishte deklaruar në Polici se babain e kishte parë për herë të fundit rreth orës , derisa po notonte në liqen. Pasi familjarët nuk kishin arritur ta lokalizonin, ishte kërkuar ndihma e autoriteteve, ndërsa në zonë ishte nisur një operacion i gjerë kërkimi.

Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, FSK-ja angazhoi menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit. Pas intervenimit në orët e vona, pjesëtarët e FSK-së arritën ta gjenin trupin e pajetë të Aljohanit. Trupi u është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat dhe ekzaminimet e mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Ky është personi që dyshohet se u zhduk gjatë notit në Liqenin e Batllavës Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com