Rrahje mes të miturve në një pompë derivatesh në Lipjan – dy

0%

Një konflikt i mëhershëm mes tre të miturve ka përfunduar me rrahje në një pompë derivatesh në Lipjan, ndërsa dy nga të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të Prokurorit për të Mitur, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuar janë B.K. 17 vjeçar dhe E.Rr. 16 vjeçar, ndërsa viktimë E.S. 17 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës , në pompën e derivateve “Alfa Trade” në fshatin Qallapek të Lipjanit. Dy të miturit kishin shkuar në pompën e derivateve, ku kishin takuar viktimën, e cila ndodhej në vendin e punës.

Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, fillimisht njëri nga të dyshuarit i është afruar viktimës për të biseduar, ndërsa pak çaste më vonë, të dy kanë filluar ta godasin me grushte, duke i shkaktuar lëndime trupore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe, në konsultim me Prokurorin kujdestar për të Mitur, të dyshuarit janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatëve të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me vendim të Prokurorit, dy të miturve u është caktuar masa e ndalimit për 24 orë, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com