Ekskluzive | U raportua e zhdukur në Prizren, 20-vjeçarja gjendet

0%

20-vjeçarja nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët, është gjetur nga Policia pas disa ditësh, ndërsa ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me vullnetin e saj dhe nuk kishte qenë viktimë e ndonjë dhune, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Sumeja Gashin (2006). Sipas burimeve të Sinjalit, fillimisht më 17 korrik, njerka e saj, N.

K. (1995), kishte raportuar në Polici se Sumeja ishte larguar nga shtëpia më 16 korrik, rreth orës , dhe se, pavarësisht kërkimeve të familjarëve, nuk dihej vendndodhja e saj. Sipas raportimit, ishte hera e parë që ajo largohej nga shtëpia. Megjithatë, më 19 korrik, Policia e ka lokalizuar Sumeja Gashin duke fjetur në një veturë në rrugën “Tahir Meha” në Prizren.

Ajo ndodhej në shoqërinë e M. S.. Pas intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, 20-vjeçarja ka deklaruar se nuk ishte dhunuar në asnjë mënyrë, se ishte larguar me dëshirën e saj nga shtëpia dhe se gjatë gjithë kohës kishte qëndruar me personin në fjalë. Pas përfundimit të procedurave policore, njerka e ka marrë 20 vjeçaren dhe e ka dërguar në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është evidentuar si person i zhdukur – i gjetur, ndërsa pas deklarimeve të viktimës nuk është konstatuar ndonjë element që do të ngrinte dyshime për vepra të tjera penale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com