Mes të rejave të para të këtij edicioni të Botërorit janë edhe “patch” (ngjitëset) e vendosura në mëngën e djathtë të fanellave të kombëtareve. Shtatë skuadrat që kanë fituar të paktën një Botëror (Brazili, Argjentina, Spanja, Uruguai, Franca, Gjermania dhe Anglia) kanë në fanellë një ngjitëse apo pullë eskluzive ngjyrë ari.
Të gjitha kombëtaret e tjera kanë një version standard, të bardhë dhe të zi, varet nga ngjyra e fanellës në ndeshje. Po ashtu, çdo futbollist ka një adeziv të personalizuar. Është krijuar “Debut Patch”, dedikuar atyre që luajnë Botërorin e parë në karrierë. “Golden Boot Patch” është rezervuar për fituesit e Këpucës së Artë në Botërorë (këtë edicion janë Mbappe, Kane dhe James Rodríguez).
“Golden Glove Patch” mbahet nga portierët që kanë fituar në një nga edicionet e mëparshme çmimin e portierit më të mirë, si “Dibu” Martínez dhe Courtois. Për legjendat e kompeticionit është “Legacy Patch”, që u jept lojtarëve që kanë marrë pjesë në të paktën 5 edicione të Kupës së Botës (Modriç, Nagatomo, Neuer, Cristiano Ronaldo dhe Messi).
Numri 10 i Argjentinës dhe mesfushori i Kroacisë mbajnë edhe “Golden Ball Patch”, sepse janë të vetmit futbollistë ende në aktivitet, që kanë fituar të paktën një herë çmimin e lojtarit më të mirë të Botërorit.
