Melanie C nga Spice Girls martohet me modelin australian Chris

0%

Ish-anëtarja e grupit të famshëm, “Spice Girls”, Melanie C, e njohur si Sporty Spice, është martuar me modelin australian Chris Dingwall në një ceremoni private në fshatin britanik Castle Carrock. Melanie C veshi një fustan të bardhë të dizajnuar nga ish-kolegia e saj e grupit, Victoria Beckham.

Në dasmë morën pjesë edhe ish-anëtaret e tjera të “Spice Girls”: Geri Horner (Ginger Spice), Emma Bunton (Baby Spice) dhe Melanie B (Scary Spice). Victoria dhe bashkëshorti i saj David nuk mundën të merrnin pjesë, pasi ndodheshin në ShBA për Kupën e Botës në futboll. Martesa erdhi si surprizë, pasi çifti nuk kishte bërë publike fejesën.

Sipas burimeve, Melanie C dëshironte një dasmë të vogël, elegante dhe larg bujës mediatike. Vajza e saj 17-vjeçare, Scarlett, ishte shoqëruese e nuses.Melanie C dhe Chris Dingwall janë njohur në vitin 2023 përmes aplikacionit të takimeve Raya.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Melanie dhe Chris Këngëtarja kishte thënë më parë se mendonte se kishte mbyllur kapitullin e lidhjeve romantike, por njohja me Chris ndryshoi gjithçka.

Burimi: Telegrafi