Demrozi ia beson ekipin e ri trajnerit Duro

0%

Ilirjan Duro do të jetë trajneri i ekipit Egnatia B. Ekipi i dytë i rrogozhinasve u njoftua ditën e djeshme si risia më e re në futbollin shqiptar, skuadër e cila do të militojë në Kategorinë e Tretë, prej sezoni 26/27. Ndërkohë që përveç Duros, Egnatia ka preznatuar edhe pjesën tjetër të stafit. Roli i zëvendëstrajnerit i është besuar Amarildo Cakos.

Ndërsa Anxhelo Suta do të jetë drejtor i akademisë. “Suksese në këtë rrugëtim të ri dhe punë të mbarë në zhvillimin e talenteve të së ardhmes”, shkruan ndër të tjera klubi rrogozhinas në rrjetet sociale.

Burimi: Bota Sot